Ora ka shënuar 00:00 në vitin 2024 në Korenë e Jugut, Korenë e Veriut dhe Japoni, ku secili vend feston fillimin e Vitit të Ri.
Në Seul, një ceremoni e tingëllimit dhe numërimit mbrapsht është zhvilluar në pavijonin Bosingak.
Pheniani i ka thënë lamtumirë vitit 2023 me një shfaqje fishekzjarre në sheshin Kim II Sung.
Ndërsa në Tokio, turma njerëzish janë mbledhur në një tempull në qendër të kryeqytetit për të parë një ceremoni tradicionale të këmbanave, të njohur si Joya no Kane.