Pas Hong Kongut, Tajvanit dhe Kinës, edhe Tajlanda ka hyrë zyrtarisht në vitin e ri 2024.
Fishekzjarre të shumtë kanë ndriçuar qiellin mbi lumin Chao Phraya në Bangkok, si për të mirëpritur me këmbën e mbarë vitin e ri 2024.
Rreth 50,000 fishekzjarre kanë vezulluar qiejt e Bankokut, duke dhënë shfaqjen më mbresëlënëse.
Mirëpo krahas Tajlandës, festimet për ardhjen e vitit 2024 kanë vijuar edhe më tej në të gjithë Azinë Juglindore dhe Lindore.