Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Viti 2018 do të jetë viti i grave, ja arsyeja

2018/01/11 at 2:00 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Viti 2018 do të jetë viti i grave, ja arsyeja

#metoo ndezi një debat botëror – Qoftë paralajmërimi i Oprah Winfreys për të drejtat e grave apo thirrja e Catherine Deneuves për përmbajtje- më në fund kemi një debat për seksizmin, mendon Susanne Lenz-Gleißner.

Dy maskilistë të pakufi më kanë zgjuar –  Donald Trump me thënien e tij në garderobë ‘futja duart në rrëzë të kofshëve, mund të bësh çdo gjë me to’ deri tek producenti i Hollywoodit Harry Weinstein, mbreti i paskrupulltt i divanit të shpërndarjes së roleve. Papritur u bë e qartë: Seksizmi i hapur dhe përçmimi i shëmtuar ndaj femrës janë një model i përhapur edhe në botën perëndimore. E kisha lënë mënjanë këtë prej vitesh, si shumë gra të tjera, ishim aranzhuar me këtë. Në një kohë që ishim kaq kurajoze nga lëvizja feministe, me zemërim ndaj maskilistëve që na ngacmonin pa turp dhe klisheve që na ulnin.

Patti Smith e Nina Hagen – model i ri i grave

“Pse duhet të përmbushë unë detyrimin tim si grua? Për atë? Për ty? Për mua? “Nuk dua të përmbush detyrimin tim. Për ty jo. Për mua jo. Nuk kam asnjë detyrim.” Me këngën e saj “Papërshkrueshëm feminile”, Nina Hagen i vuri pikën ndjenjës së femrës për jetën. Unë kam qenë atëherë 16 vjeç dhe isha si e elektrizuar. Nuk do ta harroj kurrë shfaqjen legjendare të Patti Smith në emisionin “Rockpalast”-një lidere grupi muzikor me kostum dhe çizme, që këndonte me shumë vetëbesim, këlthiste në mikrofon, pëshpëriste-një grua që dilte nga vetja, që mbetej vetja, e natyrshme, e palëmuar, e egër.

Hagen dhe Smith dy gra që kanë ndryshuar radikalisht imazhin e gruas në fund të viteve 70-të në Gjermani. Një Gjermanie, ku gratë deri në vitin 1977 kishin nevojë për lejen e burrit për të punuar. “Motrat e bëjnë këtë për vete, për të qëndruar me këmbët e tyre në jetë, për t’u rënë zileve të tyre”, himni i fuqishëm i Anni Lenox dhe Aretha Franklin ishte kredoja jonë në vitet 80-të.

Përkrahja e gruas, vendet në kopshte, mbështetja e prindërve e shumë të tjera i kemi arritur. Ne ndjeheshim të emancipuara dhe menduam se e mbyllëm këtë temë. Dhe nuk e kuptuam se si u rifutën modelet e vjetra. Kukullat rozë në dhomat e vajzave. E më së voni me suksesin gjigand të shout të Heidi Klum “Germany Next Topmodel” në vitin 2006 doli jashtë mode vënia në pikëpyetje e idealeve të bukurisë femërore. Revolucioni digjital e nxiti më tej groposjen virale të gjoja ndërgjegjes së iluminuar.

Feminizmi radikal në mijëvjeçarin e ri

Nga viti 2013 gjendet në YouTube një videoklip i klikuar afër 1 miliardë herë- “Wrecking ball”, ku Miley Cyrus lëviz gjysmë e zhveshur, e dobët, provokative. Edhe pse këngëtarja është penduar për këtë klip, më shumë vajza të reja kërkojnë të dobësohen, vuajnë nga anoreksia, më shumë se para 10 vjetësh. Edhe blogerja Laurie Penny që e ka ndryshuar feminizmin radikalisht me titujt e saj si “Treg mishi”, ka vuajtur në moshën 17 vjeçare nga anoreksia. Sot britanikja i paraqet pa hezitim mekanizmat patriarkalë që fshihen pas fasadës së botës perëndimore.

Barazi? Jo vërtet                                           

Nuk të habit kjo, sepse prej mijëvjeçarësh rolet e caktuara gjinore janë transmentuar në çdo cep të bashkëjetesës sonë e janë implementuar në ndërgjegjen e nënndërgjegjen tonë. Para 100 vitesh gratë luftuan në Gjermani për të drejtën e votimit. Por edhe sot gratë fitojnë më pak se burrat. Në politikë, ekonomi, kulturë ato janë ende në minoritet. Edhe në botën perëndimore ato nuk janë të barabarta. Jo vërte. Ende. Trump, Weinstein dhe të tjerë na kanë zgjuar. Edhe sinjali i botës së filmit me fushatën “time’s up” është i rëndësishëm. Ai tregon se koha e mohimit dhe harresës ka kaluar. Ne jemi zgjuar, ne vëzhgojmë dhe luftojmë sërish. Viti 2018 është viti i grave!/DeutscheWelle – Susanne Lenz-Gleißner

Etiketa: #metoo2018viti i grave

Ju sugjerojmë

Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein
Bota

Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein

23 Dhjetor, 2025 1:09 pm
Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI
Kronikë

Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI

23 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime
Aktualitet

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime

23 Dhjetor, 2025 12:15 pm
Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD
Kryesore

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

23 Dhjetor, 2025 11:26 am
Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
Aktualitet

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

23 Dhjetor, 2025 9:34 am
Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

23 Dhjetor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

23 Dhjetor, 2025 7:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23 Dhjetor, 2025 7:56 am
Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Para
Vasili: Rama shkriu ministrinë ku investoi mbi 100 milionë euro

Vasili i përgjigjet Ballës: LSI nuk do bojkotojë Parlamentin

Pronarët fitojnë në Strasburg/ Tritoli i qeverisë ndaj kompleksit “Jon” do na kushtojë 13 milionë euro

Pronarët fitojnë në Strasburg/ Tritoli i qeverisë ndaj kompleksit “Jon” do na kushtojë 13 milionë euro

Basha: Duam Tahirin, Dakon, Sejdinin në burg. Pa drejtësi, s’ka Europë

Basha: Duam Tahirin, Dakon, Sejdinin në burg. Pa drejtësi, s’ka Europë

TE FUNDIT

Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein

Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein
23 Dhjetor, 2025

Sipas dokumenteve të fluturimeve, presidenti amerikan Donald Trump ka udhëtuar “të paktën tetë herë” me avionin privat të Jeffrey Epstein...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI

Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI
23 Dhjetor, 2025

Mirlinda Karçanaj ka deleguar kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI, pasi u la në masën arrest shtëpie. Me firmën...

Lexo më shumë

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime
23 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me komunitetin e biznesit. Ai foli për Paqen Fiskale, ku tha...

Lexo më shumë

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD
23 Dhjetor, 2025

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Fidel Kreka, janë përjashtuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com