Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Kreu i SHISH: Po ka pajisje përgjuese. PS: Pse nuk informove Ramën?

2016/05/18 at 10:49 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Kreu i SHISH: Po ka pajisje përgjuese. PS: Pse nuk informove Ramën?

Kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika raporton në Komisionin e Sigurisë lidhur mbi një pajisje përgjuese që disponon policia. Ai tha se pajisja ka hyrë para dy muajsh dhe për këtë ka informuar kryeprokurorin. Gjatë raportimit që zgjati 1:30 deputetët e PS i kërkuan llogari se pse nuk informoi Ramën. Opinion.al zbardh të plotë deklaratën e kreut të SHISH dhe debatet që pasuan në Komisionin e Sigurisë në Kuvend. Po kështu bashkëngjitur keni edhe pamjet filmike nga debatet në Komision.


Visho Ajazi Lika: Mora informacion se para dy muajsh ka ardhur një pajisje dhe gjendej në Vlorë. Ajo që na shqetëson është se ka hyrë e padeklaruar. Vura në dijeni Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Pra SHISH, sipas ligjit, informoi institucionet se kjo pajisje mund të cënonte sigurinë e vendit.

Pas kësaj ka qenë nisma e prokurorisë të merrte informacion nga institucioni që besohet se e përdorte këtë pajisje. Ne nuk kemi informacion se si funksionte dhe si përdorej kjo pajisje.

I vetmi informacion i SHISH ishte se pajisja kishte hyrë në vendin tonë, përdorej për trajnim dhe kishte ardhur nga policia italiane.

Nuk kemi informacion se kush është përgjuar se si është përgjuar…

Pyetje nga deputet i PS: Kë ke informuar?

Kam informuar Prokurorin e Përgjithshëm Llalla. Më ka thirrur edhe Nishani dhe e kam informuar. Nuk kam pasur kontakt me Ministrin e Brendshëm.

Pyetje nga deputet i PD: A duhet ta ketë policia pajisjen?

Një pajisje e tillë duhet ta kenë institucionet ligjzbatuese. Do të ishim të privilegjuar po ta kishim. Nuk shoh asnjë problem me përdorimin e saj.

Unë nuk e kam parë asnjëherë, asnjë punonjës i SHISH nuk ka pasur kontakt fizik me pajisjen.

Pyetje nga Qefalia i PS: Pse nuk keni informuar Kryeministrin?

Kam kryer detyrën duke informuar Kryeprokurorin. Unë e kisha informacionin të pakonfirmuar ndaj i thashë vetëm Llallës. Tek Rama çoj vetëm informacione të verteta. Ishte punë e kryeprokurorit për ta konfirmuar informacionin.

Pyetje nga PD: A përbën kjo pajisje kërcënim për sigurinë kombëtare?

Në Opinionin tonë Po. Një pajisje e tillë nëse është në kapacitete përgjuese të githë drejtuesit e shtetit janë vunerabël, pra mund të përgjohen.

Paulin Sterkaj i PS: A merret SHISH me thashetheme, nuk mban përgjegjësi për ato që thua? Eshtë pajisje përgjimi apo gjurmimi? Ka ardhur nga aleatë apo nga linja të tjera?

Visho Ajazi: Së pari u thashë se kishim vetëm indicie. Pra unë e kam ndarë me gojë informacionin me Llallën dhe kjo është procedurë pune, jo gjithçka bëhet me shkrim. Unë nuk e kisha informacionin me shkrim, e kisha me gojë dhe me gojë e transmetova. Ka plot informacione që ndaj edhe me Ramën gojarisht.

Së dyti: Nuk di ekzakt se çfarë bën kjo pajisje. Unë informova për aq sa dija. Kryeprokurori nuk më kërkoi të mbledh më shumë informacion.

Lidhur me Nishanin, më ka thirrur vetë, ndaj shkova dhe e informova.

Astrit Patozi i PD: Duhet të jemi racional, nuk është momenti për komente deputetesh.

Pjerin Ndreu i PS: Kreu i SHISH nuk mund të vijë këtu me llafe goje, na duhen informacion me shkrim. Nuk mund të thotë se nuk informova Kryeministrin se nuk e kisha zyrtare, është gafë. Kjo është një tymnajë.

Luan Rama i LSI: Z.Ajazi ju thatë se në Vlorë është instaluar një pajisje në ambient trajnimi. Mund të na thoni ambientin ishte publik apo privat? 2. Nuk e shoh problem se keni fol me Llallën gojarisht. Por dua të di, çfarë u tha më pas? A folët sërish me Llallën? Tek Nishani keni shkuar me të njëjtën njohje për situatën apo kishit më shumë info?

Visho Ajazi Lika: Nuk kam folur më me Llallën pasi e informova për pajisjen. Tek Nishani kam çuar të njëjtin informacion, asnjë detaj shtesë.

Pyetje nga deputet i PS, Selami: Kemi varësi direkte nga Kryeministri? Keni pasur kontakt me Ramën pëe këtë apo informacione të tjera?

Visho Ajazi Lika: Kam varësi dhe kam takim zyrtar çdo dy javë me Ramën. Flasim për sigurinë kombëtare me Kryeministrin. Ndërsa tek Presidenti shkova se më kërkoi specifikisht të flisja për këtë temë. Ne jemi institucion parandaluar. SHISH merr informacion, indicie, kur është fakt nis ndjekja penale.

Luan Rama i LSI: Ju lutem mos bëni pyetje teknike. Si merret informacioni, etj. Mos e ulni nivelin e diskutimit. Ajazi është këtu për të treguar për pajisjen është përgjuese apo jo. Ajazi nuk ka ardhur të japë llogari se kë informoi.

Xhemal Qefalia i PS: Kur vajtët tek Presidenti, a ju sugjeroi Nishani të raportonit me shkrim te Llalla?

Flamur Noka i PD: E keni bërë 32 herë këtë pyetje…nuk e kemi të pandehur Ajazin këtu…

Visho Ajazi Lika: Jo Nishani nuk më sugjeroi raportim me shkrim.

Flamur Noka mbyll seancën dëgjimore me kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika. Më pas pritet të raportojë drejtori i Policisë, Haki Cako, kryeprokurori Llalla dhe në fund Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. /Opinion.al





Ju sugjerojmë

Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
Kryesore

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

14 Maj, 2025 8:51 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

14 Maj, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

14 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

14 Maj, 2025 8:14 am
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Para
Dyshim

Shaba

Përgjimi?Ja çfarë tha drejtori i Policisë në Komisionin e Sigurisë (video)

Përgjimi?Ja çfarë tha drejtori i Policisë në Komisionin e Sigurisë (video)

“Vrasësi ia mori kokën në Shqipëri”

“Vrasësi ia mori kokën në Shqipëri”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
14 Maj, 2025

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës. Siç bëhet me dije numërimi i votave të shtetasve nga jashtë pritet...

Lexo më shumë

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama falenderon të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e katërt duke e votuar në zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

Parashikimi i motit për këtë javë
14 Maj, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do te jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Mot kryesisht me kthjellime...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

Horoskopi, 12 prill 2025
14 Maj, 2025

Dashi Dashuria ka ulje dhe ngritjet e veta. Vendosja e yjeve parashikon që të kaloni një fazë sfiduese, por asgjë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com