Shumë personazhe publike tashmë po e ndajnë dhimbjen e tyre bashkë me familjarët e Rebeka Rexhepit.
Rebeka Rexhepi, vajza e cila ndërroi jetë nga sëmundja e rëndë e kancerit u bë sot pjesë e shumë profileve të rrjeteve sociale, duke shprehur gjithë dhimbjen njerëzore për humbjen e saj.
Rebeka Rexhepi vuante prej dy vitesh nga kjo sëmundje rëndë, betejën me të cilën e humbi sot në orët e para të mëngjesit në Austri.