Këngëtarët e famshëm grek që ftonte Balili në hotelin e tij Klement Balili, i ciliësuar si “Escobari i Ballkanit”, sipas asaj që raportojnë mediat greke ka kryer një investim prej 20 milionë euro në brengdetin e jugut të Shqipërisë.
Gazeta greke “Ethnos” raporton se në hotelin e Balilit janë ftuar të performojnë shumë këngëtare të famshëm të Greqisë, raporton panorama.
“Biznesmeni 44-vjeçar, përveç ‘Santa Quaranta’ është gjithashtu pronar i hotel ‘Olivia’ në bregdetin e Butrintit dhe së bashku me vëllezërit e tij ka një kompani private sigurie që mban emrin e tij. ‘Santa Quaranta’ është një investim prej 20 milionë euro dhe sot është hoteli më modern dhe luksoze në bregdetin shqiptar. Hoteli organizon shumë shpesh “netët greke” dhe në këtë klub kanë kaluar shumë emra të skenës së muzikës greke, duke përfshirë Katerina Stikoudi, George Tsalikis, Ilias Vrettos, të Stavento, etj.”, shkruan gazeta greke.