Policia e Portit Durrës ka sekuestruar 100 mijë Euro në një autobus që vinte nga Italia për në Shqipëri.
Sipas tvklan.al, raportohet se shuma e eurove nuk ishte deklaruar tek autoritetet para kontrollit në skaner.
Akoma nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me sekuestrimin e shumës monetare nga ana e policisë.
Ndërsa mësohet se udhëtarët kanë qëndruar për orë të tëra në pritje të përfundimit të kontrollit fizik dhe riskanimit të autobuzit.