Katër persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të një vinçi të madh në kampusin e kompanisë “Google” në Seattle në SHBA.
Vinçi u rrëzua mbi disa makina, duke i marrë jetën një gruaje dhe tre burrave. Dy prej viktimave ishin punëtorë të kompanisë së ndërtimit, ndërsa dy të tjerë ishin në makinat e tyre.
Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur një 25-vjeçare me vajzën 4-muajshe dhe një djalë 28 vjeç. Seattle është kthyer në një kantier ndërtimi, ku kompanitë e mëdha teknologjike po ndërtojnë pallate të reja për zyra dhe shtëpi./Opinion.al