Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Aksidenti regjistrohet në Vlorë paraditen e së shtunës.
Sipas informcaioneve paraprake trupi ka qëndruar për gati 30 minuta në vendngjarje. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në rrugën Trans-Balkanike. Policia bën me dije se viktima, banor i kësaj zone, është i seksit mashkull por ende nuk ështe berë i mundur identifikimi i tij.