TIRANE- Autori i vrasjes së 50-vjeçarit në Kamëz ka rrëfyer ngjarjen në polici. Ai ka thënë se debati me shokun e dhomës me të cilin ndante qiranë ka ndodhur pasi ai (viktima) i kishte treguar se kishte ngacmuar një vajzë 10 vjeçe.
Viktima Arben Kanina dyshohet se kishte kryer veprime të turpshme me një vajzë 10 vjeçare, shkruan sot Panorama.
Autori, Artan Marku, ka pranuar autorësinë, ndërsa ka thënë se ngjarja ka ndodhur në pije e sipër, pra kur kanë qenë të dehur të dy.
“Ai ëshët nxehur kur unë i thashë pedofil”, ka treguar autori i krimit në polici. “Jemi rrahur dhe e kam goditur me thikë”, ka thënë më tej Marku.
Ngjarja ndodhi të shtunën në godinën nr.8 të Institutit Bujqësor, ku janë strehuar në godinat e studentëve, persona të jashtëm, siç ishin dhe Kanina e Marku.