Vasil Biba, i ekzekutuar më dy plumba muaj më parë dhe trupi i të cilit u gjend ditën e djeshmë në Dajt nga një bari, kishte mashtruar një qytetar me qëllim zhvatjen e 25 mijë eurove.
Panorama Online raporton se për Bibën dhe të shoqen e tij ka një kallëzim në polici, i depozituar që në Shkurt të 2015.
Vasil Biba ishte prezantuar si shitës apartamentesh dhe e kishte bindur qytetarin t’i jepte 25 mijë euro paradhënie për një apartament.
Pallati ku do të “blihej” apartamenti me vlerën e 80 mijë eurove, ishte ende në ndërtim e sipër.
Qytetari i dha 25 mijë euro Bibës, por ai ndërroi numrat e telefonit për të mos iu përgjigjur më kurrë.