Vijon të jetë e rënduar situata në Lushnje ku një qendër tregtare u përfshi nga flakët këtë të hënë.
Ende nuk dihet ende numri i saktë i atyre që kanë mbetur brenda në godinë.
Një pjesë e tyre kanë dalë, por shqetësuese mbetet situata me dy djem 18-vjeçarë që kanë mbetur të bllokuar në katin e shtatë. Për ta është nisur një operacion për t’i shpëtuar.
Në Lushnje kanë mbërritur edhe forcat RENEA, të cilët po kërkojnë të futen në katet e larta nga ana e jashtme.
Mësohet se shumë banorë kanë thyer xhamat e apartamenteve të tyre për të marrë ajër.
Ministri Taulant Balla ka kërkuar një helikopter që të ndërhyjë nga lart për shuarjen e zjarrit.
Sa i përket personave që janë dërguar në spital janë tashmë ndodhen në gjendje të stabilizuar në urgjencë.