Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vijon lufta me zjarret në të gjithë vendin

2025/08/12 at 9:18 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vijon lufta me zjarret në të gjithë vendin

Dhjetëra vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në gjithë vendin.

Situata paraqitet më shqetësuese në zonat jugore.

Fatmirësisht, gjatë orëve të para të mëngjesit, forcat zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë zjarrin në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër.

Gjithsesi, kjo zonë mbetet me rrezik të lartë, pasi përgjatë gjithë segmentit rrugor Sarandë–Muzinë ka pasur zjarr gjatë natës, ku është djegur e gjithë bimësia.

Ka një riaktivizim të zjarrit pranë fshatit Peçë. Ky vend përbën një nyje shumë kritike dhe të rrezikshme për përhapjen e flakëve.

Situata e rëndë ishte edhe në Finiq, ku prej disa ditësh flakët po kalojnë nga njëri fshat në tjetrin. Në fshatin Leshnicë e Poshtme të Finiqit janë djegur disa banesa.

Vatër zjarri ka aktualisht pranë fshatit Krogji, por më pak e rrezikshme se një ditë më parë. Zjarri, ndërkaq, ka marrë drejtim nga fshati Kardhikaq. Ka dëme të shumta në gjithë zonën, ku veç pemëve frutore janë djegur edhe dhjetëra koshere bletësh.

Në terren ndodhen 30 punonjës të Forcave të Armatosura, dy zjarrfikëse dhe një avion nga ajri, i cili vepron prej mëngjesit.

Ndërkaq, zjarri i përhapur nga fshati Kodër-Lekël në Tepelenë dhe në drejtim të Gjirokastrës sot paraqitet nën kontroll, ndonëse kemi djegie të një sipërfaqeje të konsiderueshme mali dhe kullote.

Edhe në Poliçan situata mbetet problematike, sidomos në fshatin Rehovë, ku nga flakët është djegur një banesë dykatëshe. Shqetësuese vijon të mbetet situata në fshatin Plirëz, ku janë evakuuar banorët.

Situatë kritike në fshatin Xath të Fushë Arrëzit

Ndërkohë, në veri të vendit vijon të jetë problematike edhe vatra e zjarrit në Xath të Fushë-Arrëzit, e cila ra ditën e djeshme. Flakët janë përhapur gjatë natës, të favorizuara nga era e fortë. Vatra e zjarrit ka depërtuar në fshatin Flet dhe në vendin e quajtur “Kurorë Dardhe“.

Vatra ndodhet në një sipërfaqe malore dhe është shumë e vështirë të ndërhyhet nga toka. Kryesisht po digjen pisha dhe bimësi të ndryshme.

Ditën e djeshme, në fshatin Xath janë evakuuar banorët e dy banesave që rrezikoheshin nga zjarri. Aktualisht, këto banesa nuk paraqesin më rrezik.

Klan News

Ju sugjerojmë

Deputetët sërish s’arrijnë marrëveshje,dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Gjermania: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses në Kosovë kërcënon mirëqenien e…

12 Gusht, 2025 12:27 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Tiranë/ Plagosi me thikë komshiun gjatë një konflikti, arrestohet 46 vjeçari

12 Gusht, 2025 12:26 pm
Ndezi zjarr në tokën e marrë me qira dhe dogji pyje e 5 stane, arrestohet 40-vjeçari
Aktualitet

Ndezi zjarr në tokën e marrë me qira dhe dogji pyje e 5 stane, arrestohet 40-vjeçari

12 Gusht, 2025 12:16 pm
Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC/Në pranga dy të mitur, një në kërkim
Aktualitet

Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC/Në pranga dy të mitur, një në kërkim

12 Gusht, 2025 12:00 pm
Ushtria izraelite vret nëntë militantë palestinezë në Bregun Perëndimor
Bota

Kërkoi ndëshkimin e Izraelit/Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re

12 Gusht, 2025 11:48 am
Situata me zjarret në Tiranë/Nënkryetari Sulaj: Zjarrvënësit do përballen me ligjin
Aktualitet

Situata me zjarret në Tiranë/Nënkryetari Sulaj: Zjarrvënësit do përballen me ligjin

12 Gusht, 2025 11:32 am
Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..
Rajoni

Diplomatët kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

12 Gusht, 2025 11:26 am
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: 50 vatra zjarri në gjithë vendin, jugu zona më problematike

12 Gusht, 2025 11:08 am
Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023
Aktualitet

Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023

12 Gusht, 2025 10:41 am
Policia e Kosovës sekuestron drogë me vlerë prej 300 mijë eurosh
Rajoni

Policia e Kosovës sekuestron drogë me vlerë prej 300 mijë eurosh

12 Gusht, 2025 10:20 am
Para
Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

Kryeministri i Australisë: Netanyahu po mohon pasojat e luftës në Gazë

Kryeministri i Australisë: Netanyahu po mohon pasojat e luftës në Gazë

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave,3 administratorë nën hetim

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave,3 administratorë nën hetim

TE FUNDIT

Gjermania: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses në Kosovë kërcënon mirëqenien e…

Deputetët sërish s’arrijnë marrëveshje,dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit
12 Gusht, 2025

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha për Radion Evropa e Lirë se pret që të gjitha fuqitë politike në Kosovë...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagosi me thikë komshiun gjatë një konflikti, arrestohet 46 vjeçari

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
12 Gusht, 2025

Vihet në pranga një 46-vjeçar, që dyshohet se goditi me mjet prerës komshiun e tij gjatë një konflikti për motive...

Lexo më shumë

Ndezi zjarr në tokën e marrë me qira dhe dogji pyje e 5 stane, arrestohet 40-vjeçari

Ndezi zjarr në tokën e marrë me qira dhe dogji pyje e 5 stane, arrestohet 40-vjeçari
12 Gusht, 2025

Policia e Tepelenës ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi dogji 5 stane, bagëti dhe mjedise pyjore në 2 fshatra. Mësohet se...

Lexo më shumë

Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC/Në pranga dy të mitur, një në kërkim

Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC/Në pranga dy të mitur, një në kërkim
12 Gusht, 2025

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të mitur dhe kanë shpallur një tjetër në kërkim, pasi ishin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com