Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vijojnë tensionet para Ambasadës së SHBA-së në Irak

2020/01/01 at 3:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vijojnë tensionet para Ambasadës së SHBA-së në Irak

Dhjetra pjesëtarë të një grupi militant pro-iranian, dhe përkrahësit e tyre, kanë qëndruar gjatë tërë natës para ambasadës amerikane në Bagdad të Irakut.

Forcat amerikane kanë përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë demostruesit, të cilët janë zemëruar nga vrasja e militantëve të lidhur me Iranin, gjatë sulmeve ajrore të SHBA-së më 29 dhjetor 2019.

Me thirrje anti-amerikane, protestuesit hodhën gurë në portën kryesore të kompleksit, hoqën kamerat e sigurisë dhe u vunë flakën disa objekteve. Situata përshkallëzoi kur disa prej tyre kaluan murin e ambasadës.

Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, fajësoi Iranin për sulmin dhe ka lëshuar një kërcënim për të, duke thënë se Irani “do të paguajë një çmim shumë të madh” për çdo dëmtim ose humbje të jetës.

“Ky nuk është një paralajmërim, por një kërcënim”, shtoi ai.

Më pas sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, njoftoi se rreth 750 ushtarë menjëherë do të vendosen në rajon.
“Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë njerëzit dhe interesat tona kudo që gjenden, në të gjithë botën”, tha Esper.
Nga ana e tij, Teherani mohoi të ishte prapa protestave të dhunshme.

“Zyrtarët amerikanë kanë guximin befasues për t’i atribuar Iranit protestat e popullit irakian kundër vrasjes së egër të të paktën 25 irakianëve”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi, përmes një deklarate.

Sulmi ndaj Ambasadës së SHBA-së në Bagdad, mund të jetë më i dhunshmi që nga sulmi i vitit 2012 ndaj një grupi diplomatik në Bengazi, Libi. Katër amerikanë, përfshirë ambasadorin Christopher Stevens, u vranë në atë sulm./Opinion.al

Etiketa: irakshbatensione

Ju sugjerojmë

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
Kronikë

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

28 Nëntor, 2025 4:03 pm
Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë
Aktualitet

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

28 Nëntor, 2025 3:02 pm
Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA
Aktualitet

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA

28 Nëntor, 2025 2:51 pm
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama për “Die Presse”: Do bëjmë gjithçka për të mos prekur pavarësinë e SPAK

28 Nëntor, 2025 2:45 pm
Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive
Bota

Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive

28 Nëntor, 2025 2:40 pm
Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente
Kryesore

Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente

28 Nëntor, 2025 1:23 pm
Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin
Bota

Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin

28 Nëntor, 2025 1:20 pm
Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë
Aktualitet

Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë

28 Nëntor, 2025 1:16 pm
SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë
Bota

SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

28 Nëntor, 2025 1:02 pm
Para
Nga dashuria tek paratë, horoskopi i vitit 2020 për Dashin dhe Demin

Nga dashuria tek paratë, horoskopi i vitit 2020 për Dashin dhe Demin

Nga dashuria tek paratë, horoskopi i vitit 2020 për Binjakët dhe Gaforren

Nga dashuria tek paratë, horoskopi i vitit 2020 për Binjakët dhe Gaforren

Nga dashuria tek paratë,horoskopi i vitit 2020 për Luanin dhe Virgjëreshën

Nga dashuria tek paratë,horoskopi i vitit 2020 për Luanin dhe Virgjëreshën

TE FUNDIT

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
28 Nëntor, 2025

Federata Polake e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se gjysmëfinalja e fazës playoff për në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Polonisë...

Lexo më shumë

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
28 Nëntor, 2025

Zbardhet dosja hetimore e SPAK, në lidhje me hetimet dhe çuarjen në pranga të një grupi trafikimi droge nga Amerika...

Lexo më shumë

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë
28 Nëntor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka uruar Shqipërinë për 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. “Në emër...

Lexo më shumë

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj ka marrë një mesazh urimi nga presidenti i SHBA, Donald Trump me rastin e përvjetorit të Pavarësisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com