Para se të zhvillojë takimin me shqiptarët në Selanik, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga puna në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, ju uroj një të diel të mbarë”, ka shkruar Rama.
Ky aks rrugor konsiderohet si një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë Durrës–Elbasan–Librazhd – Qafë Thanë.