Një tjetër zyrtar i lartë në anën e Partisë Demokratike të Alibeajt ka vendosur të largohet së fundmi nga detyra që mbante në këtë forcë politike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, këshilltari ligjor i grupit parlamentar, Marash Logu bën me dije se ka dorëzuar dorëheqjen.
Ai falënderon drejtuesit për besimin dhe shprehet se do të mbetet anëtar i PD, por pa dhënë arsyet e kësaj dorëheqje.
“Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin. Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi. Do të vazhdoj të mbetem anëtar i PD-së dhe të kontribuoj si profesionist i ligjit në familjen tonë politike”, shkruan Logu.