Incidentet vijojnë të trondisin barcelonën. Një burrë është qëlluar nga policia ditën e sotme në periferi të qytetit pasi mbante një rrip eksplozivi në brez.
Policia e Katalonjas tha se ka ndodhur një incident në periferi të Barcelonës ku një burrë me një rrip të mbushur me eksploziv është qëlluar për vdekje.
Nuk dihet nëse ky ka qenë Younes Abouyaaqoub, ai që ka kryer sulmet e mëhershme, por kështu besojnë autoritetet.
Policia e Katalonias ka bërë të ditur se po zhvillon operacionin në Subirats, 45 kilometra në perëndim të Barcelonës, por ende nuk ka konfirmim zyrtar për të shtënat apo arrestimin.