Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vijnë sot 40 emigrantë nga Italia, publikohet opinioni i avokatit të GJED

2025/04/11 at 12:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vijnë sot 40 emigrantë nga Italia, publikohet opinioni i avokatit të GJED

Anija ushtarake italiane “Libra” do të sjellë të Premten për strehim në kampin e Gjadrit, 40 emigrantë të jashtëligjshëm, të cilëve u është refuzuar azili në Itali.

Zbarkimi pritej këtë të Enjte, por për arsye ende të paqarta u vendos shtyrja për 24 orë.

Ata do të jenë i pari grup azilantësh të refuzuar në pritje të riatdhesimit që do të zbarkojnë në kampin e Gjadrit, të cilit qeveria italiane ia ndërroi funksionin përmes një dekreti më 28 Mars.

Në përfundim të këtij misioni, mediat italiane shkruajnë se anija “Libra” do të qëndrojë përfundimisht në Shqipëri, pasi ajo iu dhurua flotës ushtarake të Shqipërisë nga marina italiane.

Edhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, në fjalën e mbajtur me rastin e festimeve të 173-vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit konfirmoi dërgimin e azilkërkuesve të parë.

“Me protokollin Itali-Shqipëri po hulumtojmë mënyra të reja për të menaxhuar fenomenin migrator, dhe ndërkohë do të përdorim strukturat shqiptare si qendra paraburgimi për riatdhesimin e emigrantëve të cilëve tashmë u është dhënë urdhër dëbimi. Pritet shumë shpejt transferimi i 40 të huajve të parë të paligjshëm, me qëllim largimin e mëpasshëm të tyre në vendet e origjinës”, tha ai.

E teksa kampit të Gjadrit i është ndryshuar tashmë funksioni, mediat italiane kanë publikuar konkluzionin e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian për mosmarrëveshjet mes qeverisë Meloni dhe Gjykatës së Romës për funksionimin e mëparshëm si qendër akomodimi për azilkërkuesit e shpëtuar nga autoritetet italiane në det të hapur.

Avokati i përgjithshëm i kësaj gjykate thotë autoritetet e një vendi anëtar të Bashkimit Europian kanë të drejtë të përcaktojnë një vend të sigurt origjine jashtë kufijve të unionit për kategori të caktuara emigrantësh.

Por njëherësh i jep të drejt gjykatës për përcaktimin e këtyre vendeve te sigurta.

Vendimi përfundimtar nga Gjykata Europiane e Drejtësisë për vendet e sigurta të origjinës pritet të jepet në Maj.

Tv Klan

Ju sugjerojmë

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë
Rajoni

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

5 Nëntor, 2025 2:46 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Emrat e anëtarëve të PD për Komisionet e Zgjedhores dhe Territoriales

5 Nëntor, 2025 1:57 pm
Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër
Politikë

Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër

5 Nëntor, 2025 1:42 pm
I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump
Bota

I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump

5 Nëntor, 2025 1:16 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit

5 Nëntor, 2025 1:08 pm
“Do e kapim djallin nga brirët”,” Berisha: Protesta deri në largimin e Ramës
Kryesore

“Do e kapim djallin nga brirët”,” Berisha: Protesta deri në largimin e Ramës

5 Nëntor, 2025 1:05 pm
Tenderi i Llogarasë/ Bardhi: Kompania turke u paracaktua fituese nga Balluku
Politikë

Tenderi i Llogarasë/ Bardhi: Kompania turke u paracaktua fituese nga Balluku

5 Nëntor, 2025 12:37 pm
Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare
Aktualitet

Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare

5 Nëntor, 2025 12:12 pm
Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete
Bota

Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete

5 Nëntor, 2025 12:02 pm
Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
Kryesore

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE

5 Nëntor, 2025 11:58 am
Para
Masat për zgjedhjet e 11 majit/ Prokurori i Përgjithshëm takim me kreun e Misionit të OSBE/ODIHR-it në Tiranë

Masat për zgjedhjet e 11 majit/ Prokurori i Përgjithshëm takim me kreun e Misionit të OSBE/ODIHR-it në Tiranë

”Formula” britanike për hetimin e magjistratëve, Metani në Londër

”Formula” britanike për hetimin e magjistratëve, Metani në Londër

Paraqitet në SPAK kreu i ARRSH, Gentian Gjyli

Paraqitet në SPAK kreu i ARRSH, Gentian Gjyli

TE FUNDIT

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë
5 Nëntor, 2025

Përgjithësisht ka qenë i kursyer në komente për ish-krerët e UCK-së që po gjykohen për krime lufte në Hagë. Por...

Lexo më shumë

Emrat e anëtarëve të PD për Komisionet e Zgjedhores dhe Territoriales

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
5 Nëntor, 2025

Opinion.al ka siguruar emrat e bashkëkryetarëve dhe anëtarëve të opozitës për Komisionet e Posaçme të Reformës Zgjedhore dhe atë Territoriale....

Lexo më shumë

Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër

Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër
5 Nëntor, 2025

Një ditë më parë, Samiti i Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel publikoi raportin me progresin e vendeve kandidate për...

Lexo më shumë

I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump

I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump
5 Nëntor, 2025

Një vepër e ekspozuar në Zvicër ka shkaktuar reagime të shumta pasi paraqet presidentin amerikan Donald Trump të kryqëzuar. Skulptura prej dylli...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com