Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili vidhte marketet e kryeqytetit. Policia ka zbardhur 5 raste të vjedhjes në markete, të kryera në Tiranë, gjatë javëve të fundit.
Është arrestuar shtetasi G. D., 36 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autor i 5 rasteve të vjedhjes së produkteve të ndryshme ushqimore, në markete të ndryshme të Tiranë, ngjarje të ndodhura javët e fundit.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al