Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi rezultonte se vidhte varrezat e qytetit. Sipas uniformave blu, shtetasi R.K., u kap duke vjedhur dhe shkatërruar varrezat.
Ndërsa pas një hetimi të kryer ka rezultuar se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera te varrezat.
“Si rezultat i hetimeve zbardhen dhe tri vjedhje të tjera, në varrezat e qytetit.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Bronzi”, gjatë të cilit u vu në pranga 58-vjeçari R. K., i cili u kap në flagrancë duke vjedhur dhe shkatërruar varrezat e qytetit, si rezultat i hetimeve të thelluara u bë zbardhja edhe e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, konkretisht:
Më datë 11.05.2021, ka vjedhur vazo bronzi në varrezat e qytetit;
Po në këtë ditë, tek varrezat e fshatit Rrashbull, ka vjedhur vazo bronzi;
Më datë 25.06.2021, ka dëmtuar disa varre në varrezat e qytetit.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”-njofton policia./Opinion.al