Një shumë parash është vjedhur në zyrat e Drejtorisë së Ujësjellësit të Kuçovës.
Autorët, ende të paidentifikuar në numër, kanë arritur të hyjnë brenda zyrave dhe kanë hapur kasafortën, ku kanë marrë një shumë parash.
Vlera nuk është bërë e ditur, shkruan tvklan.
Policia thotë se nuk janë konstatuar dëmtime të dyerve dhe dritareve, çka ngre dyshime mbi mënyrën se si kanë mundur të hyjnë brenda.
Policia u njoftua për ngjarjen rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.