Një dyqan thuajse në qendër të qytetit, është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar nga Policia.
Kjo e fundit bën të ditur se “persona të paidentifikuar, kanë vjedhur qendrën tregtare “Globe”, pasi Policia ka konstatuar thyerjen e derës së kësaj qendre e cila ndodhet në një nga rrugët kryesore të qytetit”.
Policia dyshon se autorët dyshohet se mund të kenë marrë nga kjo qendër 16 aparate celularësh të llojeve dhe markave të ndryshme.
Grupi hetimor, në vendngjarje, ka kryer veprimet proceduriale dhe hetimore dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.