Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona nga Kamza nën akuzën e vjedhjes.
Mësohet se të arrestuarit janë të moshës 17 vjeç dhe 20 vjeç. Ata kanë hyrë në shtëpinë e këngëtarit Kosovar Getoar Selimi, ku ai jeton me moderatoren Marin Vjollca.
Sipas “Panorama.al”, këngëtarit i është vjedhur një orë që kushton 35 mijë euro.
Autori i grabitjes është një 17 vjeçar me inicialet D.K, i cili pasi e ka marrë orën nga shtëpia e këngëtarit, ia ka dhënë të arrestuarit tjetër, 20 vjeçarit Mërgim Lala.
Ora u gjend në banesën e këtij të fundit.