Disa targa të automjeteve të parkuara janë vjedhur gjatë natës në fshatin Stall të Sukthit në Durrës.
Sipas Tv klan.al targat u morën nga makinat e parkuara poshtë banesave.
Policia, pas denoncimeve të banorëve, nisi punën për gjetjen e autorit. Ka qenë një person, ende i paidentifikuar, ai i cili vodhi targat e mjeteve.
Ndërkohë, grupi hetimor ka hapur kamerat e sigurisë për të identifikuar dhe arrestuar autorin.