Vendimin për një ndërhyrje estetike në hundë, Roza Lati jo vetëm që nuk e ka fshehur, siç bëjnë zakonisht personazhet e show bizzit, por e ka ndarë me miqtë e rrjeteve sociale hap pas hapi. Dhe ja ku shfaqet vetëm 3 javë pas operacionit, shumë e kënaqur me rezultatin, teksa poston në instagramin e saj një video me Dr. Skerdin e klinikës KEIT, të cilit shumë nga personazhet VIP i kanë besuar imazhin e tyre.
Në postimin e saj, Roza shkruan se është shumë e kënaqur nga fakti që mjekët e morën në konsideratë porosinë e saj, për të ruajtur portretin e saj, pra pa humbur karakterin.
Ja çfarë shkruan Roza në postimin e saj:
Kane kaluar vetem 3 jave nga operacioni, jam akoma pak e enjtur dhe akoma gjate procesit te rikuperimit, por jam MIRE. Jam shume e kenaqur qe kirurget e moren ne konsiderate porosine time kur i thash perpara se te futem ne operacion: Ju lutem mos me ndryshoni portretin. Hunda eshte karakteri i njeriut. Ma ruani karakterin e portretit tim, mos me beni nje hund luleshtrydhe, thjesht ma coni hunden ne vend dhe me hapni kanalet e frymarrjes! -dhe ata kete gje bene. ?
Faleminderit doktorit shume [email protected]! Marshalla shum bukur! Haha! ?