Një video e shpërndarë në rrjetet dhe mediat sociale tregon një skenë të paimagjinueshme për shekullin ku jetojmë. është fjala për një kortezh, në fshatin Fan të Mirditës, ku njerëzit duhet të kalojnë një urë druri të lëvizshme, e krijuar më dërrasa dhe litarë, për t’i bërë respektet e fundit të ndjerit, duke rrezikuar edhe veten.
Bëhet fjalë për një fshat me më shumë se 3 mijë banorë, të cilët nuk kanë infrastrukturën minimale dhe video është publikuar në faqen “Jeta osh qef”.