Emisioni Investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar mungesën e kapakëve të pusetave përgjatë rrugës që të çon drejt pallatit me shigjeta.
Këmbësorët që kalojnë çdo ditë, rrezikojnë ose të bien në pusetat e hapura, ose të pengohen në pusetat me gjysmë kapakë dhe kapakë të sajuar.
Por sikur kjo të mos mjaftonte, në sheshin Frederik Shopen pranë Gardës së Republikës, gjenden shtylla elektrike pa asnjë kapak sigurie. Kabujt elektrikë kanë dalë tërrësisht jashtë duke përçuar energji elektrike.
Gazetari teston përmes një indikatori se si në kabujt që dalin jashtë shtyllës kalon rrymë elektrike.
Kështu, çdo këmbësori por veçanërsiht fëmijëve, i rrezikohet jeta.
E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugën e porcelanit.//a.h
https://www.youtube.com/watch?v=OzCXK1ebFlY
https://www.youtube.com/watch?v=tWWUAaxhxgg