Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Videot me plazhet bosh”, kryebashkiaku i Vlorës: S’mund të bëhet antireklamë me atë që ne e kemi krenari

2024/07/19 at 9:54 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Videot me plazhet bosh”, kryebashkiaku i Vlorës: S’mund të bëhet antireklamë me atë që ne e kemi krenari

Videot e shpërndara në rrjetet sociale me abuzimet e çmimeve në sektorin e turizmit kanë marrë një vëmendje të shtuar, përfshirë këtu edhe të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një konference këtë të mërkurë me kryetarët e bashkive të vendit, Rama u shpreh se ishte shumë i habitur nga këto video, të cilësuara sipas të tij të rreme.

Gjatë një interviste për Klan News me gazetari Besard Jacaj, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se nuk mund të bëhet reklamë kundër asaj që ne e kemi krenari, turizmin. Ai i cilësoi këto video dhe lajme të shpërndara si tendencioze dhe të rrezikshme.

“Në fakt është një konstatim që më pas përkthehet në shqetësim, kemi parë që ka një vëmendje të shtuar, më shumë është një mesazh i gabuar që përcillet jo vetëm prej rrjeteve sociale. Nuk e di se ku e kanë burimin, por patjetër që nuk është gjë e mirë. Nuk mund të bëhet asnjëherë dhe kurrsesi reklamë kundër asaj që ne në fakt e kemi krenari, që është turizmi, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë hartën e Shqipërisë. Pra duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Shqipëria është në zhvillim, po kthehet në një simbol shumë të rëndësishëm të turizmit në raport me atë çfarë na rrethon, me rajonin tonë dhe më gjerë”.

“Ne po bëjmë një punë shumë të mirë sa i përket kësaj gjëje, promovimi po bën punën e vet dhe nuk diskutohet që vëmendja do të jetë më e shtuar. Por që të ketë zëra kundër apo të jenë tendencioze për të shkatërruar gjithë procesin në fakt, sepse në ndjehemi krenarë që po krijohet. Duket tendencioze, duket e rrezikshme dhe nuk ka asnjë benefit, aq më tepër kur bashkohen site apo faqe të ndryshme në rrjete sociale që janë brenda vendit, më duket paksa absurde,” tha Dredha.

Më tej gjatë fjalës së tij kryebashkiaku i Vlorës tha se kjo është një luftë e ekonomike që e ka “burimin” diku gjetkë, por megjithatë ai theksoi se qeveria është këtu për të promovuar Shqipërinë.

“Konkurrenca e ndershme është gjithmonë më se e mirëpritur, brenda apo jashtë vendit tonë, por kur gjërat bëhen tendencioze atëherë na bëjnë të kuptojmë që kjo luftë është me një qëllim shumë të qartë. Është luftë ekonomike me pak fjalë. Të gjithë duan të potencojnë të ardhurat apo edhe turizmin aty ku ofrohet, pse dhe jashtë kufijve tanë, dhe normale që tendenca mund të jetë diku gjetkë. Këtë nuk mund ta them sepse është diçka që duhet parë me shumë kujdes nga gjithë ato institucione dhe instancat që merren në fakt edhe me luftën kibernetike që është diçka që duhet marrë me shumë seriozitet. Kam përshtypjen që nëse do të vërtetohet do të dalë në sipërfaqe gjithë kjo gjë. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm ne jemi këtu për të promovuar Shqipërinë, për të mbështetur Shqipërinë në çfarëdo lloj gjëje që bëhet dhe në çfarëdo lloj investimi që bëhet”, u shpreh kryebashkiaku.

Ju sugjerojmë

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
Kryesore

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 5:59 pm
Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

16 Nëntor, 2025 1:09 pm
Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
Kronikë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

16 Nëntor, 2025 1:02 pm
Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh
Kronikë

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

16 Nëntor, 2025 12:40 pm
1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi
Kronikë

1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi

16 Nëntor, 2025 12:20 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

15 Nëntor, 2025 8:16 pm
Para
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Prania e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze është e paligjshme

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Prania e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze është e paligjshme

Berati përfshihet nga zjarri dhe rreshjet e shiut. Sipërfaqe të mëdha të djegura dhe pemë të rrëzuara

Berati përfshihet nga zjarri dhe rreshjet e shiut. Sipërfaqe të mëdha të djegura dhe pemë të rrëzuara

Këto janë 5 shenjat më me fat për muajin Shkurt 

Horoskopi ditor, e shtunë 20 korrik 2024 

TE FUNDIT

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
16 Nëntor, 2025

Shqipëria përballet sot me Anglinë në orën 18.00 në stadium “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të botërorit. Kuqezinjtë kanë...

Lexo më shumë

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
16 Nëntor, 2025

Sikurse është njoftuar, Partia Demokratike do të mbajë të hënën potestën e saj, të cilën përmes një postim në Facebook,...

Lexo më shumë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
16 Nëntor, 2025

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, lidhur me shpërthimin e një sasie tritoli në një lokal në Kamzë....

Lexo më shumë

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh
16 Nëntor, 2025

Interpol Tirana ka njoftuar ekstradimin nga Italia të një 31-vjeçari, i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Klajdi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com