Emisioni investigativ STOP në Tv Klan ka denoncuar këtë mbrëmje një tjetër rast me abuzimin e detyrës. Ndodh në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, kur për të bërë analizat e urinës për testin e drogës, fillimisht të shoqërojnë të privati. Dhe kjo jo se spitali shtetëror nuk ka mundësi ta bëjë një test të tillë, por se një mjek kërkon të përfitojë. Ndiqni videon për të parë se si “zgjidhet” halli në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”