Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar rastin e një djali nga qyteti i Laçit, i cili pas një aksidenti me makinë, u dënua me një vit arrest shtëpie dhe mjeti i tij u bllokua në Komisariatin e Policisë, Laç deri në përfundim të plotë të hetimeve.
Mirëpo, nga denoncimi i të riut, bëhet me dije se nga makina ka mbetur veçse sendilja dhe timoni, ndërsa motori dhe pjesë të tjera të saj, janë vjedhur nga policia dhe shitur si pjesë këmbimi për makina të tjera të ngjashme.
https://www.youtube.com/watch?v=7Ypp7cswpAY