Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar rritjen e taksave në Babrrua.
Zonë e cila pas ndarjes së re administrative ka kaluar në juridiksion të Bashkisë Kamzë.
Sipas Stop, banorët që jetojnë këtu dhe që kanë një biznes në këtë zonë janë përballur me një rritje drastike të taksave vendore.
Pra, ata paguajnë taksë gjelbërimi, por që vetëm pemë nuk të sheh syri. Taksë pastrimi në një zonë kur je i rrëthuar nga balta dhe inertet e ndërtimit.
Taksë ndriçimi, por që shtyllat e ndriçimit nuk ndriçojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=YbljcZxv5xk