Një nga elementët më të suksesshëm në PIAR, sidomos për liderët politikë, janë edhe fëmijët; një taktikë kjo për ti bërë ata më të ndjeshëm në sytë e elektoratit. Këtë ka dashur të nënvizojë edhe emisioni STOP në materialin e përgatitur, duke marrë spunto edhe nga vizita e Sekretarit Amerikan Kerry, të cilin pati fatin ta takojë edhe një fëmijë i vogël. Sigurisht që STOP e ka zgjedhur këtë material për ngacmim, se si këta liderë politikë i përdorin imazhin e fëmijëve.