Vetëm dy ditë më parë kryeministri Rama në emisionin “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga tha: “Se nuk besonte te teoria e riformatimeve. Të gjithë ministrat e kanë justifikuar punën realisht dhe plotësisht”. Por si shpjegohet që Rama ndryshoi mendim kaq shpejt, në vetëm dy ditë, ndërsa sot shkarkoi nga detyra ministrin e Financave, Shkëlqim Cani?