Duhet të jetë simbol i krenarisë, sikundër e meriton të jetë, por flamuri i Shqipërisë është kthyer në institucionet tona në një rreckë të kuqe që duket sikur e kanë shqyer qentë. Emisioni investigativ STOP, ka sjellë këtë mbrëmje pamje se si është katandisur flamuri edhe në institucione që së pari duhet të ishin në mbrojtje të këtij simboli, siç është Ministria e Kulturës, apo në kala. Ndiqni materialin përgatitur nga STOP, se si është katandisur flamuri kombëtar…