Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili është njohur me masën e tij të sigurisë “Arrest me burg” marrë në mungesë nga togat e zeza, dy ditë më parë.
Në seancën e vlerësimit Gjykata për Krimet e Rënda nuk është ndryshuar masa, duke e lënë në burg ish-qytetarin e parë të Dibrës.
Xhelili akuzohet për korrupsion pasiv , pasi në kembim të favorit seksual ka emëruar në një institucion që ishte në varësi të bashkisë 20-vjecaren me inicilaet A.A.
Sipas prokurorisë, pas emërimit Xhelili e ngacmonte dhe kërkonte favore seksuale nga 20-vjecarja. /Tv Klan