Është pak të quhet skandaloze. Është të vesh kujën, me atë që ndodh sot në shëndetësinë shqiptare. Një video e publikuar këtë mbrëmje në emisionin STOP në Tv Klan, tregon se si një person i sëmurë, i cili priste i ulur në një karrige lokali, është transportuar me ambulancë drejt spitalit, pa barrelë, e cila mungonte. Për shkak të mungesës së barrelës, personi i sëmurë është futur në ambulancë bashkë me karrigen e lokalit. Dhe kjo nuk është gënjeshtër. Por një e vërtetë ulëritëse që mund ta shikoni në videon e mëposhtme se ku është katandisur shëndetësia në Shqipëri.