Babai i vajzës që denoncoi ish-kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelilin, ka folur për “Panorama” dhe thotë se familja e tij po kalon momente të vështira.
Në një prononcim për gazetën, Aqif Alla thotë se prej ditësh janë mbyllur në shtëpi. Ai tregon se vajza e tij, që denoncoi ish-kryebashkiakun po kalon depresion të thellë.
“Unë bashkë me tre fëmijët jemi mbyllur në shtëpi. Vajza është shumë sëmurë, është në depresion dhe ne nuk dalim në shtëpia.
Videon vajza e bëri se prej kohësh Shukriu e ka përndjekur rëndë. Vajza nuk ka marrë asnjë kacidhe për videon. Kryebashkiaku na ka kërcënuar dhe ia nxirë jetën vajzës.
Shukri Xhelili meriton përgjigje sipas Kanunit, por nuk dua t’i lë fëmijët jetim”, tregon Aqif Alla.
Ai më pas i ka bërë thirrje Ambasadës Amerikane që ta marrë nën mbrojtje, pasi shteti nuk po e mbron.