Një video skandaloze e xhiruar në një fermë në Spanjë ku dy fermerë të rinj vrasin derrat e vegjël duke u hedhur mbi trupat e tyre, ka shokuar opinionin publik.
Drejtori i fermës sapo ka parë videon pa njoftuar policinë e cila ka nisur hetimet ndaj të rinjve për keqtrajtim të kafshëve, raporton Daily Mail
Ngjarja ku mbetën të vrarë 72 derrkucë ndodhi në një fermë në zonën Huercal-Overa pranë Almeria-s, në Spanjë. Sipas hetuesve, 19 prej derrkucëve ngordhën në vend, ndërsa 53 të tjerë, ngordhën më vonë si pasojë e goditjeve.