Greqia është bllokuar nga një grevë e përgjithshme e industrisë së transportit, spitaleve, etj. Protestat nisën dje dje dhe kanë zgjatur dhe në orët e para të ditës së sotme (pas mesnate) ku janë shënuar edhe incidente. Protestuesit janë kundër masave të reja të rrepta financiare.
Greva 24 orëshe ka ndërprerë shërbimet hekurudhore dhe të trageteve, ndërsa kontrollorët e trafikut ajrore do të ndërpresin punën për tre orë duke bllokuar fluturimet për atë periudhë.
Shërbimet e transportit do të jenë të paralizuara, madje edhe shoferët e taksive do të bëjnë një grevë nëntë orëshe, ndërsa dyqanet janë të mbyllura.
Video, protesta e mbremshme