Eddie Hall u bë njeriu i parë në botë që arrin të ngrejë 500 kilogramë.
Sportisti britanik, me pseudonimin “bisha”, kreu arritjen e jashtëzakonshme këtë fundjavë, gjatë një konkurimi në Leeds.
Më herët, ai kishte ngritur 465 kilogramë, por e njëjta peshë ishte ngritur edhe nga dy konkurentë të tjerë, duke e detyruar “supernjeriun” me origjinë nga Stoke-on-Trent, të rrisë peshën dhe ta çojë në gjysmë toni.
Mirëpo rekordi i arritur nuk kaloi pa pasoja për njeriun më të fortë të globit.
Pasi ngriti shtangën 500 kilogramëshe, 28 – vjeçari u shemb në tokë, si pasojë e presionit të lartë të gjakur në kokë, duke frikësuar familjarët dhe fansat që po e ndiqnin./Klan