TIRANE- Qindra të rinj protestues i kanë vënë fjalën bunkerit (instalacion historik) që ndodhet mes Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transporteve. Tashmë turma ka hyrë në korpusin e ministrive. Tymi ka mbuluar qendrën e Tiranës, ndërsa të rinjtë festojnë me flamujt e PD në duart. Ata po përdorin mjete pirotenike dhe gurë me të cilat qëllojnë mbi muret e ministrive. Policia nuk po bën asnjë veprim për të penguar protestuesit.