Në Sarajevë, në Samitin Brdo-Brijuni, ku kanë marrë pjesë liderët e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, vetëm i dha dorën presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic.
Një incident, i ndodhur në vitin 2015, në Samitin Brdo-Brijuni, i mbajtur në Zagreb, mund të jetë arsyeja pse Grabar-Kitarovic ka pritur ndryshe numrin një të Serbisë dhe numrin një të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Në samitin e Zagrebit, Nikolic është parë duke e puthur si me zor presidenten kroate.
Madje, siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme, Nikolic e ka puthur tre herë Grabar-Kitarovicin, në mënyrën tradicionale serbe. /Express/