Janë shtuar masat e sigurisë përballë Kryeministrisë. Këtë mëngjes një kordon hekuri është vendosur në pjesën ballore të godinës së Këshillit të Ministrave. Sikundër mësohet masat janë shtuar me dyshimin se mund të ketë dhunë nga ana e protestuesve. Ndërkohë që një barrikadë e tillë nuk ndodhej në ditën e parë të protestës.