Ngritja e Arenës Kombëtare siç e ka pagëzuar Kryeministri stadiumin e ri, ka shkaktuar një sërë kundërshtish, jo vetëm politike. Kthimi i stadiumit në një qendër multifunksionale dhe ekzistenca e një kulle, e cila shihet si një biznes i pastër në ambjentet e kompleksit duket se janë motivet kryesore, që në fakt iu bashkohen atyre që lidhen me trashëgiminë kulturore, që preket nga kjo ndërhyrje.