Një ngjarje e paprecendetë ka ndodhur në një sallë operacioni në Kili. Disa pamje që janë shpërndarë në rrjet, tregojnë se si ekipi i papërgjegjshëm i mjekëve sheh ndeshjen teksa janë duke kryer një ndërhyrje kirurgjikale.
Ndeshja Kili- Portugali duket të jetë shumë e rëndësishme për stafin mjekësor të Kilit, madje edhe më e rëndësishme se sa jeta e pacientit të tyre. Në momentin kur Kili shënon gol, mjekët shihen teksa brohorasin duke lënë komplet pas dore operacionin.
Pas shpërndarjes së këtyre pamjeve ka ardhur edhe reagimi nga Ministria e Shëndetësisë në Kili e cila u shpreh se kjo ngjarje është mjaft shqetësuese dhe se duhet të merren masa të menjëherëshme.