Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim do të zhvillojë një miting madhështor në Sheshin Nënë Tereza. Ilir Meta me këtë rast u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen, me anë të një video-mesazhi që ka publikuar në “Facebook”.
“Tirana nis marshimin për të vajtur nga 600 mijë vota në 1 milion grushta kundër kësaj bande. Tirana do të japi sinjalin më të madh të ndryshimit, të shpresës dhe fitores së të ardhmes të këtij vendi”-është shprehur Meta.