Një zjarr i madh ka përfshirë kasetën elektrike të një pallati në Tiranë, duke vënë në panik banorët.
Flakët kanë pushtuar kabinën duke rrezikuar hyrjet ngjitur, ndërkohë që tymi ka shkaktuar probleme. Ka ndodhur në pallatin 60 në rrugës “Hajdar Hidi”, zonë pranë rrugës “Myslym Shyri” dhe Tregut Çam.
Në vend kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse që kanë punuar për eliminimin e flakëve.