Qytetarë të shumtë kanë bllokuar pak minuta më parë Urën e Shkozetit në Durrës.
Mësohet se deri tani edhe në 9 qytete kryesore të Shqipërisë, kanë dalë në protestë me kërkesa konkrete: uljen e çmimit të karburantit, të energjisë elektrike. Qytetet në protestë, që kanë bllokuar pikat kyçe të akseve kombëtare janë:, Korça, Devolli, Kurbini Fieri, Vlora, Lezha, Shkodra, Durrësi, Elbasani dhe Kavaja.
Për më shumë se 1 orë rrugët kombëtare janë paralizuar.
Të frymëzuar nga studentët, qytetarët kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve të tyre.