Ngritja e një muri në pjesën veriore të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ka nxitur reagimin e autoriteteve të Kosovës.
Ndonëse zyrtarët lokal serb thonë se bëhet fjalë për “rregullim të një shëtitoreje në këtë zonë”, zyrtarët e qeverisë së Kosovës thonë se ngritja e murit është në kundërshtim me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.