Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Kur Rama kërkonte zgjedhje të lira, intervista që nuk u shfaq kurrë

2018/12/26 at 5:20 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Video/Kur Rama kërkonte zgjedhje të lira, intervista që nuk u shfaq kurrë

Prej dy javësh, vendi është përfshirë nga protestat e studentëve të cilët refuzojnë dialogun me Kryeministrin dhe kërkojnë plotësimin pa kushte të kërkesave të tyre. Kryeministri Rama sot ndodhet deri diku “nën presionin” e studentëve i kushtëzuar nga lista e tyre e kërkesave.


28 vjet më parë, Edi Rama ishte në llogore të protestës studentore që solli ndryshimin e sistemit komunist. Ai fliste për një ndryshim sistemi dhe për procese demokratike që duhet të orientohen drejt Europës Perëndimore dhe jo Europës Lindore.

Emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan, në vitin 2004 publikoi pamje të patransmetuara më parë të Edi Ramës në vitin 1990, në atë kohë pedagog i pikturës, i cili deklaronte se aspiratat europiano-lindore kanë qenë të dëmshme për aspiratat e popullit shqiptar për liri.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe Blendi Gonxhe, aktualisht drejtor i Transportit Rrugor. Në vitin 1990, Gonxhe ka qenë student i Edi Ramës, dhe fliste për ndryshimin e një sistemi tërësor. Sipas tij, duhej një sistem i ri ekonomik për të rritur mirëqenien e popullit, dhe për të arritur këtë synim duhej të rrëzohej komunizmi.

Intervista e pedagogut Edi Rama dhe studentit Blendi Gonxhe (Minuta 45) është marrë në Nëntor të vitit 1990, një muaj përpara se të fillonte lëvizja studentore e Dhjetorit. Intervista e tyre u realizua nga Televizioni Shtetëror pasi Presidenti i asaj kohe Ramiz Aliaj nxorri urdhërin për lejimin e besimit fetar dhe të lirisë së shprehjes në media. Por, mendimet e tyre mesa duket ishin radikale për atë kohë, dhe kronika nuk u transmetuar kurrë.

Blendi Fevziu: “Në fillim të Nëntorit, Ramiz Alia hedh idenë e lejiimt të besimit fetar në mënyrë personale që gjithkush mund të besonte dhe duke menduar që këto reforma ishin të mjaftueshme për të qetësuar situatën e tensionuar në vend, jep udhëzimin që të kishte më shumë liri shprehje në media. Një trup e Televizionit Shqiptar shkon në atë kohë në Institutin e Lartë të Arteve, që sikurse e thashë, në opinionin e përgjthshëm të Tiranës konsiderohej si një vend, si një lloj çerdhe e rezistencës antikomuniste, shkon dhe interviston një sërë studentësh të degës së pikturës, duke menduar që ishin pikërisht ata që mund të mbështesin këto ide të presidentit Ramiz Alia.

Duket se intervista ju del më e ashpër se sa ata e mendonin, duket se mendimet e studentëve dhe profesorit të tyre ishin më radikale, dhe kjo intervistë nuk transmetohet kurrë. Ne kemi arritur ta gjejmë në Televizionin Shqiptar, pra këtë intervistë të Nëntorit të vitit 1990, një muaj përpara lëvizjes së studentëve dhe kemi marrë vetëm dy prej tyre.  Bëhet fjalë për një intervistë të një studenti të pikturës që kishte filluar të ndihej në ambientet studentore dhe që quhej Blendi Gonxhe. Ndërsa i dyti ishte një nga figurat që gjithnjë e më shumë po evidentohej si një disident i ri. Bëhet fjalë për një profesor të pikturës që quhej Edi Rama. Fakti që ishte një basketbollist i njohur i ekipit kombëtar dhe fakti që ishte gjithashtu një piktor i njohur, e bënte atë më interesant. Ishte momenti kur dukej se Edi Ramakishte filluar të motivonte dhe të frymëzonte studentët e tij për të kontestuar zhvillimet politike dhe për të përshpejtuar ritmin e reformave. Reforma ndaj të cilave në të vërtetë ata nuk ishin dakord”.

Blendi Gonxhe, ish-student i pikturës në vitet ’90: “Ka dalë e domosdoshme që të ndryshohet një sistem i tërë pune në Shqipëri. Dhe për të ndryshuar një sistem pune, del e qartë që duhet të ndryshohet një politikë e tërë ekonomike brenda vendit tonë. Kjo jo sepse duan disa qeveri të tjera, të mëdha apo të vogla, por sepse në mënyrë urgjente ne duhet të rrisim mirëqenien dhe kjo bëhet nëpërmjet politikës së re ekonomike. Këtë e di fare qartë. Jam i qartë edhe për këtë tjetrën, që mënyra më e qartë dhe më demokratike është lufta e të kundërtve, pra për mendimin tim, pluralizmi”.

Edi Rama, pedagog i pikturës në vitin 1990: “Një i ri që nuk është dakort me vazhdimin e kësaj rruge, e cila në pjesën më të madhe duket një rrugë e vonuar dhe e dyshimtë do të thoja, atëherë si do të garantohet paprekshmëria e këtij personi? Këtu është gjithë problemi. Nëse nëpërmjet zgjedhjeve të lira, nëpërmjet një Kuvendi Popullor ku të dominojë mendimi i lirë demokratik, ku të vihen qartë dhe haptazi këto mendime dhe të garantohet liria e atyre personave që do t’i ngrejnë këto probleme dhe liria e atyre që do t’i mbështesin këto mendime, atëherë mua më duket se nuk ka asnjë arsye se përse të nxitohemi që të kërkojmë një rrugë pa krye duke formuar parti të parakohshme apo ku di unë se çfarë.

Nëse kjo mbetet pa cënuar, atëherë e gjitha nuk është gjë tjetër veçse hap drejt demokracisë. Kur kujtoj vite më parë që Këshilli Analitik, komisionet e ndryshme të cilët u çliruan pas vitit ‘89 nga këto detyra, ishin bërë tmerri i gjithë krijuesve dhe veprimtarisë krijuese atëherë është vërtetë ky një hap. Por a duhet të kënaqemi ne me këtë hap kur shohim që gjithë Europa po shkon drejt proceseve të paimagjinuara dhe të paparashikuara deri një vit më përpara, apo duhet të kërkojmë edhe ne të integrohemi në këtë proces europian. Sepse dihet që askush, me çfarëdolloj force apo autoriteti që të ketë në dorë, nuk mund ta shkëpusë aspiratën e popullit shqiptar për të qenë një popull europiano-perëndimor dhe jo europiano-lindor.

Dhe bashkimi i vendit tonë me aspiratat dhe interesat e Europës Lindore ka qenë gjithmonë në dëm të aspiratave tona për lirinë, pavarësinë dhe mirëqenien tonë shoqërore. Do bëja edhe një pyetje… Nëse një artist, i cili përfaqësohet në Kuvendin Popullor nga Shoqata e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, nuk dëshiron të ndjekë vijën e realizmit socialist, por të ndjekë një subjektivitet të vetin në lidhje me një art të vetin, atëherë a do të jetë e aftë organizata ta mbrojë paprekshmërinë e këtij personi? Dhe e dyta: A hynë në kompetencat e organizatës së lidhjes nëse ajo para se të shkojë në Kuvend ka parashtruar një program që nuk e inkludon një rast të tillë”?

Blendi Fevziu: “Në të vërtetë duket se Edi Rama pyeste kot. Megjithëse me një fizionomi disi të brishtë, duket që në atë kohë kishte një zell mjaft të fortë, kishte një sens prej oratorie të spikatur. Por çështja qëndron se pyetjet e Edi Ramës në këtë material, që sikurse thashë i takon Televizionit Shqiptar por që ne e kemi siguruar përmes operatorit të Institutit të Lartë të Arteve në atë kohë, z.Stringa, duket se ky material kërkonte një përgjigje, por një material i patransmetuar, një përgjigje që nuk mund ta merrte nga strukturat e Partisë së Punës, të cilat nuk mund ta rroknin dhe nuk mund ta besonin që zhvillimet demokratike në Shqipëri duhet të ndiqnin këtë ritëm.

Por ndërkohë, mëngjesin e 9 Dhjetorit këto struktura do të imponoheshin tashmë ose këtyre strukturave do t’ju imponohej nga lëvizja e studentëve, e cila thuhej se rreth orës 09:00 të datës 9 Dhjetor ishte tashmë një lëvizje e strukturuar ose gati e strukturuar, që kishte një lidership, që kishte një lider dhe që kishte një platformë kërkesash që unë lexova pak më parë.

Lideri i padiskutueshëm i kësaj lëvizje ishte një student 28-vjeçar nga Tropoja. Quhej Azem Hajdari, studionte filozofi, ishte më i madh në moshë se sa shokët e tjerë për arsye se kishte ardhur pas një stazhi në punë prej 6 vitesh në atë kohë në qytetin e Tropojës. Azem Hajdari vihet në krye të lëvizjes së studentëve duke dalë publikisht dhe duke hequr frikën e dhjetra studentëve të tjerë. Dhe mëngjesin e 9 Dhjetorit, studentët u bënë shumë herë më tepër në numër”. / TV Klan

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012.

Etiketa: blendi fevziublendi gonxheedi ramastudent


Ju sugjerojmë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Tjetër vrasje me thikë, humb jetën 42-vjeçari në Berat

28 Tetor, 2025 4:56 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte

28 Tetor, 2025 4:38 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, vritet me thikë një person

28 Tetor, 2025 4:13 pm
Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…
Kryesore

Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…

28 Tetor, 2025 4:00 pm
Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma
Kryesore

Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma

28 Tetor, 2025 2:54 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vrasje me thikë në Durrës

28 Tetor, 2025 2:51 pm
Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
Kronikë

Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç

28 Tetor, 2025 12:53 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Shpërthim tritoli në një makinë në Shkodër, plagoset një person

28 Tetor, 2025 12:16 pm
Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik
Aktualitet

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

28 Tetor, 2025 11:07 am
Para
Protesta/ Banorët e “Astirit”: Ta harrojnë, nuk i lirojmë shtëpitë tona

Protesta/ Banorët e "Astirit": Ta harrojnë, nuk i lirojmë shtëpitë tona

Dhëndri braktis nusen ditën e dasmës për arsyen absurde

4 shenjat e horoskopit që do të martohen në vitin 2019. Urime!

Kryemadhi apel shqiptarëve: Bashkohu në luftën kundër së keqes

Kryemadhi apel shqiptarëve: Bashkohu në luftën kundër së keqes
















TE FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
28 Tetor, 2025

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje...

Lexo më shumë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
28 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të marrë përsipër organizimin e Kampionatit...

Lexo më shumë

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
28 Tetor, 2025

64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, ku...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
28 Tetor, 2025

Rreth 6 orë pas vrasjes së një 42-vjeçari në Kalanë e Beratit, policia lokale ka vënë në pranga autorin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com